“S’donim bashkëveprim”, deputetja e AAK analizon arsyet e ngërçit politik në Kosovë

26 Tetor 2025 | 21:02

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë në emisionin “Review” me Greta Topjanën, pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur qeverinë e re.

Sipas Kadriajt, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka penguar krijimin e një qeverie të gjerë bashkëpunuese dhe zgjerimi i kabinetit me pesë ministri të reja tregon mungesë serioziteti.

Deputetja e AAK-së theksoi gjithashtu se Kosova ndodhet nën sanksione të SHBA-së, ndërsa besimi publik ndaj Kurtit është në rënie.

“Nuk donim një bashkëveprim. Kurti ka pasur përparësi që njerëzit e vet ti akomodojë si ministra dhe jo të mendojë për Kosovën krijimin e një qeverie. Kurti i ka shtuar dhe 5 ministri. Këtu s’ka pasur seriozitet dhe qëllimi dhe dëshira e Albin Kurtit ishte të ishte i vetëm dhe ta ketë i vetëm qeverisjen. Vendi është me sanksione nga SHBA-ja.

Kurti ka dalë partia e tretë me votat që ka grumbulluar. Besimi ndaj tij është në rënie. Ai ka premtuar për bashkëpunim ndërkombëtar ndërkohë ne nuk kemi raporte as me Shqipërinë ,i kemi raporte të ngrira për shkak të veprimeve dhe qasjes së Kurtit”, tha Time Kadriaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe qeverinë, zbardhet agjenda e takimit

Është zbardhur agjenda e mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, e cila do të zhvillohet të premten në Pallatin...
15:23 | 21/07/2026

Momente frike në SHBA, avioni prek pistën me bisht dhe shkakton shkëndija (VIDEO)

Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Cincinnati/Northern Kentucky në SHBA, ku një avion mallrash Boeing 777-300ER preku pistën me bisht gjatë një tentative...
15:20 | 21/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026