A do dalë opozita me një kandidat? Duka: Shanset janë të mëdha
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, në një intervistë për Euronews Albania nënvizoi se shanset janë shumë të mëdha që opozita të shkojë me një kandidat të vetëm në zgjedhjet vendore.
“Shanset janë shumë të mëdha që të shkojmë me një kandidat në zgjedhje. Është problemi se sa do të jenë aktorët opozitarë për një kandidat të vetëm. Primaret zoti Berisha do t’i bëjë në PD, nuk ka vend për të marrë pjesë kandidatë të partive të tjera politike. Unë pres dhe do ishte shumë mirë që të bëhej një tryezë e përbashkët. Ajo që mund të japë efekte pozitive apo negative është përçarja apo bashkimi i PD-së brenda vetes. Nëse PD bashkohet e gjitha për zgjedhjet vendore, do të ishte një ogur pozitiv. Pres një takim të përbashkët me PD-në”, u shpreh Duka.
“Unë kam kontaktuar edhe me zotin Bardhi dhe Paloka dhe që të gjithë kanë një vullnet pozitiv që të dalin me një kandidat të përbashkët dhe të mundin Ramën”, tha ai më tej.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut