A do e pranojë “Rithemelimi” rezolutën e PS, Gjekmarkaj: Jam dyshues për ftesën…

9 Maj 2024 | 22:07

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj i cili është nënkryetar te “Rithemelimi” tha në “Now me Erla Mëhillin” se ende nuk është vendosur nëse opozita do e pranojë apo jo rezolutën anti-korrupsion të propozuar nga kryeministri Rama.

Ai madje e ka cilësuar cinike, ftesën e kryemiistrit Rama drejtuar opozitës, për tu bashkuar në mirëqeverisje, pasi sipas Gjekmarkaj, opozita nuk mund të bashkohet, pasi qeverinë e kryesuar nga Rama e ka cilësuar si më të keqen e të gjitha kohëve.

“Na fton për mirëqeverisje. Si mund të jemi në pjesë e mirëqeverisjes, kur ne po themi që kjo qeverisje është shumë e keqe. Ai përdor disa terma që i pëlqejnë ndërkombëtarëve, por për çfarë, ai uk e fton opozitën për të dhënë mendim, për të konsultuar ide së bashku e për të ndërtuar një komision, por për të duatrokitur rezolutën e zonjës Spiropali, ne mund të bëjmë një punë tjetër e t’ia kursejmë vetes “përplasjen e duarve”.

Unë mendoj se mund të kishte marrë mendimin e komisionit të Venecias dhe mund të ishte ftuar realisht opozita, për të marrë pjesë në kërtë nismë, por duke marrë pjesë. Nuk mund të na vërë përballë një fakti të kryer e të na thuash hajdeni të bëheni pjesë e kësaj se dua unë dhe ndërkombëtarët. Ne ene nuk po e kuptojmë se çfarë është, ëhstë një lexim i zonjës Spiropali në grupin parlamentar dhe një lexim i kryeministrit Rama, ku u kuptua që ai po ndërton tezat elektorale mbi dy gjëra, aleanca me SPAK, pasi ai mund t’i bëjë kurban të gjithë deputetët. Unë kam dyshim sepse për 11 vite Rama është përpjekur ta mbajë larg opozitën, ta fus në kurth, kjo gjëja është gati komike dhe cinike…”,-tha Gjekmarkaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026