A do i kërkoni Bashës ndjesë publike për akuzat për paratë ruse? Përgjigjet Berisha

27 Janar 2023 | 13:06

Kreu i PD-së Sali Berisha tha se në mënyrë të përsëritur ka mohuar dosjen ruse, teksa u pyet se nëse do i drejtohet Lulzim Bashës me një ndjesë publike nëse rezulton se ky i fundit se nuk është pjesë e lobimit rus.

Në një deklaratë për mediat ai tha ndër të tjera se i ka kërkuar Bashës të deklarojë se nga është burimi i parave të marra vite më parë

“Nëse ka njeri që ka mohuar dosjen ruse në mënyrë të fuqishme e të përsëritur ambasadorit dhe të dërguarit të SHBA ka qenë Sali Berisha. Për katër vite kam hedhur poshtë lobimin rus. Në prill të vitit 2022 I deklarohet Lulzim Bashës se ka futur duart thellë në xhepat rusë, ndërkohë ndërhynë Engjëll Agaçi dhe bllokon dosjen. Më erdhën mesazhe nga bashkë atdhetarët tanë në SHBA ku më njoftuan se nuk kanë dhënë asnjë qindarkë për “Muzin” por kemi firmosur për të ndihmuar PD-në. Pasi kam marrë informacionet atëherë kam deklaruar se burimi i parave mund të jetë rus dhe i kam kërkuar Bashës të deklarojë burimin e parave”- tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”

Megaproduksioni i Hollivudit “Odiseja” e Kristofer Nolan ka përdor muzikë shqiptare. Lajmit i ka bërë jehonë dhe kryeministri Rama në fb. Më poshtë postimi i...
21:32 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026

“Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, gjatë fjalës së tij këtë të enjte në Kuvend, foli për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Bankën...
14:04 | 16/07/2026