A do marr drejtimin e PD si pasuese e Berishës? Ja si përgjigjet Argita Malltezi
Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, tha se nuk ka pasur dhe nuk ka aktualisht ambicie për t’u bërë drejtuese e Partisë Demokratike.
Komentet Malltezi i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se ajo është e kënaqur dhe e plotësuar me punën që bën.
Por Malltezi shtoi po ashtu se gjithmonë ka qenë dhe do të jetë kontributore në PD dhe nëse do të jetë nevoja, ajo tha se do e rrisë angazhimin e saj në Politikë, duke e lënë të hapur mundësinë e marrjes së lidershipit të PD në rrethana të jashtëzakonshme.
Pjesë nga diskutimi:
Pyetje: A keni ambicie për të qenë ju lidere e PD?
Malltezi: Unë shpresoj që të kem përçuar vërtetësinë në atë që kam thënë. E kam provuar edhe me qëndrimin tim që nga 2013 e këtej që nuk kam ambicje për të marrë një pozicion të tillë. Kjo nuk ka ndryshuar. Nuk kam ambicie për të marrë një pozicion të tillë. Jam shumë e kënaqur me profesionin dhe punën që bëj, por jeta merret ashtu siç të vjen. Dhe këto rrethana më kanë sjellë të merrem me çështje të tilla, publikisht dhe privatisht. Unë i përgjigjem atyre nevojave që ka çështja për momentin. Aktualisht jam e angazhuar dhe vij edhe në këtë studio për shkak të kësaj çështjeje. Nuk kam ambicie politike, por kam qenë gjithnjë kontributore dhe aktiviste e PD. Gjithmonë do të jem. Nëse është e nevojshme të rris angazhimin tim në politikë do ta bëj. Jeta merret ashtu siç të vjen.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve