A do ta njoh Greqia Kosovën? Eksperti Drizan Shala zbulon pritshmëritë
Vizita e Ministrit të Jashtëm grek Nikos Dandias në Prishtinë tregon se Greqia ka disa interesa të saj për dialogun Kosovë-Serbi, tha eksperti i sigurisë Drizan Shala.
I ftuar në Euronews Albania, eksperti tha se megjithëse Greqia nuk e njeh ende Kosovën si një shtet të pavarur, ajo i njeh pasaportat kosovare gjë që tregon se ka një avancim të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
“Deri më tani Greqia ka qenë indiferente sa i takon zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pavarësisht se bën pjesë në rajon. Mund të themi se dy vitet e fundit Greqia ka ndryshuar qartë orinetimet e saj sepse është më liberale sa i takon rrugës së Kosovës drejt liberalizimit.
Greqia ‘de facto’ nuk e njeh Kosovën, por ‘de juro’ e njeh Kosovën, sepse pasaporta e Kosovës njihet nga ambasada e këtij misioni që është në Kosovë. Pra mund të themi se kosovarët mund të lëvizin me pasaportë. Ka një avancim në drejtimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, qëllimi është që Greqia të rikthehet në nivelin e ndërkombtarëve”, tha eksperti Drizan Shala.
I pyetur nëse nga 5 vendet që ende nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur do të jetë Greqia ajo që do e njohë e para, eksperti është përgjigjur se pritet që shtetit Grek të jetë i pari që do përmbylli njohjen e Kosovës së pavarur.
“Janë tre shterte që do marrin hapin konkret sa i përket avancimit të Kosovës drejt njohjes së tyre, Sllovakia, Rumania dhe Greqia të tre shtetet që do bëjnë hapjen e tyre të duhur për të njohur Kosovën.
Greqia do pëmbyll aspektin e njohjes, ndërsa Rumania dhe Sllovakia do të avancojnë nivelet e tyre të marrëdhënieve diplomatike me Kosovën. Pra mund të themi që jemi në drejtimin e duhur”, tha për Euronews eksperti i sigurisë Drizan Shala.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë