A do të bojkotojë PD zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Tiranës? Përgjigjet Berisha
Në prag të nisjes së seancës së parë të legjislaturës së re parlamentare, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është ndalur nga gazetarët në hyrje të Kuvendit, ku komentoi pjesëmarrjen e opozitës në Parlament pavarësisht qëndrimit kundër rezultatit të zgjedhjeve të 2025-ës.
Berisha e cilësoi hyrjen në Kuvend si një veprim të domosdoshëm në funksion të asaj që e quajti “beteja më e fuqishme që PD ka zhvilluar ndonjëherë për çlirimin e shqiptarëve nga narkodiktatura”.
“Ky parlament është jo legjitim. Është parlamenti i kartelëve të drogës, i miliardave euro të vjedhura shqiptarëve, i dhunimit të fjalës së lirë dhe i farsës elektorale. Në këtë kontekst, nuk ka hap më legjitim se pjesëmarrja jonë,” deklaroi Berisha.
Ai theksoi se Partia Demokratike nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve, por vendimi për të hyrë në Kuvend është një mënyrë për të denoncuar krimet e qeverisë dhe për të mbajtur të gjallë ekzistencën e opozitës.
“Kjo është prova që opozita ekziston. Demokracia shqiptare është në agoni. Shteti ligjor është zëvendësuar me një shtet mafioz, dhe çdo qytetar që kërkon të jetojë me liri dhe dinjitet, ndodhet në një diktaturë autoritare.”
Berisha: Bojkoti është një formë, por forma më e lehtë
I pyetur nga gazetarët nëse PD do të marrë pjesë në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Tiranës, Berisha nuk dha një përgjigje të prerë, por u shpreh skeptik për mundësinë e zgjedhjeve të lira nën qeverisjen e Edi Ramës.
“E kam thënë dhe e përsëris: me Edi Ramën nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë zgjedhje të lira,” deklaroi ai.
Në lidhje me mundësinë e bojkotit, Berisha nuk e përjashtoi si opsion:
“Ka dy taktika, dhe bojkoti është një prej tyre – por është forma më e lehtë. Ne mund të bojkotonim edhe zgjedhjet e 2025-ës. Por beteja është më shumë se kaq.”
“Rama do të mbulojë atë që po ndodh sot në Parlamentin e drogës, ndaj përdor çështjen e Bashkisë së Tiranës si shashkë mediatike,” u shpreh Berisha.
Berisha konfirmoi gjithashtu se nuk do të votojë për Niko Peleshin si kryetar i ri i Kuvendit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset