“A do të kandidosh për kryeministër?”- Bardhi: Jam mësuar të ecë me hapa të vegjël
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se momentalisht nuk ka ambicie për të kandiduar për kryeministër.
Komentet Bardhi i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se ai është mësuar që në politikë të ecë me hapa të vegjël.
Bardhi tha gjithashtu se kandidati për kryeministër dhe ekipi drejtues do të vendoset nga partia, pra nuk është një vendim individual.
“Nuk ka patur asnjë diskutim në PD se cili do të jetë ekipi drejtues. Nuk e kam si ambicie për kandidat për kryeministër në këtë moment, do të duhet të jenë strukturat e partisë që do të duhet të vlerësojnë se cili do të jetë ekipi më i mirë që ne do i prezantohemi qytetarëve.
Në këtë moment që flasim unë nuk kam një ambicie të tillë. Unë në politikë jam mësuar të ecë me hapa të vegjël dhe kjo është rruga më e mirë për një politikan, sepse po të mundi ambicia e madhe, vrapon më shumë se ç’të mbajnë këmbët edhe rrëzohesh dhe vështirë se ngrihesh më dhe shembujt janë të shumtë edhe në politikën shqiptare.
Kjo është një vendimmarrje që i takon partisë dhe nuk mund të bëjmë diskutime në studio para se të diskutojmë në parti”, tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 12:02 Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)
- 11:59 Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga problemet me zemrën
- 11:44 Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogji makinën
- 11:22 Zinedine Zidane merr drejtimin e kombëtares së Francës
- 10:59 Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta