A do të lirohet sot Diana Bahçja? Avokatja Gjonaj bashkohet me apelin e familjarëve
Avokatja Eranda Gjonaj iu bashkua apelit të familjarëve të Diana Bahçjas për lirimin e saj.
Ajo tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se beson që sot, maksimumi nesër, nëna lehonë do të bashkohet me foshnjën e saj që për shkak të arrestimit e la 8-ditësh.
“Të jem e sinqertë unë besoj dhe te aspekti human i gjykatave shqiptare. Jemi mësuar që sapo dëgjojmë një ngjarje të tillë sulmojmë direkt sistemin e drejtësisë, por unë shpresoj, kam një bindje që ajo mund të lirohet sot, maksimumi nesër, por shpresoj që sot sepse 5 ditë është ai afati, nuk është 5 ditë, por brenda 5 ditëve që të lirohet sipas kërkesës që kanë bërë avokatët dhe unë shpresoj sepse parimi i humanizmit është parim që duhet të udhëhiqemi. Këtë apel bëj dhe unë si avokate, të mos udhëhiqemi vetëm nga parimi i ndëshkueshmërisë,” – u shpreh Gjonaj.
25-vjeçarja Diana Bahçja është arrestuar nga policia duke e shkëputur nga djali i saj vetëm 8 ditësh, pasi gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër, duke ia konvertuar një javë më parë, në 50 ditë burg.
Ajo është dënuar për braktisjen e një fëmije nga martesa e parë, por ajo mohon ta ketë bërë këtë gjë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 17:58 Aplikimet për universitet nisin në fund të korrikut, si do të zhvillohet procesi dhe afati përfundimtar
- 17:56 Aktiviteti fizik dhe palestra për zemrën, kardiologët: Më parë duhet bërë një konsultë
- 17:54 Burrat ukrainas në moshë ushtarake mund të humbasin mbrojtjen në BE, pritet vendimi
- 17:45 Kryeministri spanjoll mbërrin në Ankara për samitin e NATO-s
- 17:12 Princi Harry humb çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail për shkelje të privatësisë
- 17:02 Përplasje në Ankara, protestuesit anti-NATO përleshen me policinë para samitit (VIDEO)