Avokatja për nënën lehonë: Dënimi të shtyhej derisa fëmija të shkonte 1 vjeç
Avokatja Eranda Gjonaj tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se dënimi për nënën lehonë në Shkodër duhet të shtyhej derisa fëmija të shkonte 1 vjeç.
Sipas saj në këto kushte është dënuar dhe foshnja që 8 ditësh ka ngelur pa të ëmën, ndërsa theksoi se është e parashikuar në ligj se situata të tilla delikate mund të rishikohen para ekzekutimit të vendimit.
“Me kaq fakte dhe me kaq pretendime sa përmend në këtë rast e dënuara dhe bashkëshorti i saj, unë shikoj që ka një mos respektim të procedurës nëse këto fakte janë të vërtetueshme sepse deri në momentin që shkohet te ekzekutimi i vendimit ka në fillim një procedurë që zbatohet në lidhje me ekzekutimin vullnetar,” – u shpreh Gjonaj.
25-vjeçarja Diana Bahçja është arrestuar nga policia duke e shkëputur nga djali i saj vetëm 8 ditësh, pasi gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër, duke ia konvertuar një javë më parë, në 50 ditë burg.
Ajo është dënuar për braktisjen e një fëmije nga martesa e parë, por ajo mohon ta ketë bërë këtë gjë.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “E telefonova punonjësen e Kuvendit dhe i kërkova falje”, Erla zbulon komunikimin me Shehajn
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
- 20:41 Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:23 Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë