A do të na pranojë BE? Çika: Vendet e rajonit mund të lodhen nga zgjatja e procesit
Emilio Çika eksperti i çështjeve ndërkombëtare ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku ka folur për forumin strategjik të Bledit, të mbajtur ditën e hënë në Slloveni, si dhe për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
I pyetur nëse do të na pranojë BE, Çika u përgjigj se tashmë po vihet re edhe një lodhje e vendeve të rajonit ballkanik të cilët po presin anëtarësimin, Ai tha se BE-ja është përballur me disa sfida të brendshme, gjë ka ndikuar edhe në zgjatjen e proceseve.
“Kemi kauzës të tilla, të cilat dëshmojnë lodhjen e popullsisë. Kemi Turqinë me specifikat e veta por që është një shembull që edhe mund të merret. Në fund të fundit edhe vende të Ballkanit perëndimor kanë vite të tëra të cilat presin për hyrjen apo thyerjen e barrierave ballkanike. Në thelb fakti është se vetë Bashkimi Europian ka pasur sfida të saj të brendshme.
Ka pasur sfida me shtete të veçanta të bashkimit europian por edhe sfida në kontekstin e gjerë politik të bashkimit Europian që lidhet edhe me fuqizimin e grupimeve politike të ekstremeve brenda shteteve të bashkuara të Bashkimit Europian, të cilat janë qoftë euroskeptike në kontekstin e zgjerimit qoftë edhe në diskutimet për kushtet që vendosen për anëtarësimin e vendeve të reja”,-tha Emilio Çika.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Shmangëm rrezikun nga zjarret”, Peleshi: Mund të kemi emergjenca nga reshjet
- Kurti takon Lajçak: Në shtator vazhdimi i dialogut të nivelit të lartë
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit