“Shmangëm rrezikun nga zjarret”, Peleshi: Mund të kemi emergjenca nga reshjet
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ishte këtë të martë në një konferencë për mediat për të folur rreth situatës së zjarreve dhe të reshjeve në vendin tonë. Ai tha se zjarret këtë verë kanë qenë të shumtë, por me pak dëme gjë që dëshmon sipas tij, efikasitetin e ndërhyrjes.
Niko Peleshi tha se janë shmangur zjarret në pemëtari, ndërsa shtoi se në 24 orët e fundit ka pasur disa vatra aktive, por jo kritike.
Po ashtu u ndal edhe tek situata e përmbytje duke bërë thirrje që qytetarët të bashkëpunojnë dhe në rast të çdo emergjence të komunikojnë.
“Kemi shmangur zjarret në pemëtari. Në 24 orë ka pasur disa vatra aktive, në Fier e Vlorë. Por gjithashtu zjarr kritik ka qenë zjarri mbi Porto Palermo, pranë Qeparoit që u menaxhua në një kohë të shpejt. Një zjarr tjetër delikat, ishte ai afër Kishës së Laçit. Por tashme kemi patur reshje në veri, dhe mund të ketë dalje nga shtrati të ndonjë përroi, apo përmbytje. I bëj thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për çdo situatë emergjence, dhe më pas bashkive që të jenë të gatshëm”, tha Peleshi.
Mionistri i mbrojtjes Niko Peleshi ka falënderuar gjithashtu të gjithë efektivët e zjarrfikëses që po japin kontributin e tyre në shuarjen e flakëve në Greqi.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës