A do të përfshihet Lea Ypi në politikë?
Pedagogia dhe shkrimtarja Lea Ypi, tha se ajo çdo ditë i betohet Kushtetutës edhe pse nuk është në Kuvend.
Këtë e tha në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, kur u pyet nëse do i futet politikës apo jo.
“Lea Ypi i betohet çdo ditë Kushtetutës, pastaj e bën apo jo në Kuvend kjo nuk është shumë e rëndësishme, e rëndësishme është të ndjesh përgjegjësinë dhe të marrësh përsipër detyrën”- u shpreh ajo.
Ajo komentoi gjithashtu edhe mbi politikën në Shqipëri, ku u shpreh se nuk e kupton se përse bëhen debatet në Shqipëri.
“Me politikën shqiptare kam një vështirësi orientimi, sepse nuk arrij të kuptoj se për çfarë bëhen debatet. Më duket gjithmonë se ato debatet për korrupsionin individual marrin rëndësinë më të madhe, ndërkohë që shteti ka një politikë sociale, ekonomike, politikë të brendshme e të jashtme.
Nuk shoh nga opozita apo mazhoranca të ketë debate për problemet thelbësore të shtetit. Mendoj se kur ngremë çështjen e korrupsionit, duhet të kuptojmë se çfarë e shkakton korrupsionin. Pra nuk e kuptoj se cilat janë parametrat e debatit”- theksoi pedagogia.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pedagogu Laçi: Nuk ka ka treg për fizikën në Shqipëri, të rinjtë duan të ikin
- Delegatja rinore në OKB tregon bisedën me kryeministrin holandez
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset