A do të shkarkohet Alibeaj? Salianji: S’do ndërmarrim asnjë veprim të njëanshëmn

16 Janar 2023 | 16:15

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi se shumica e deputetëve kanë një mendim të caktuar për bashkimin e kësaj force politike.

Në një deklaratë për mediat, Salianji u shpreh se nuk do të nxitohen për shkarkime apo emërime të reja  në Grupin Parlamentar dhe shtoi s enuk do të merren veprime të njëanshme, pa parë të gjitha opsionet për bashkim.

Sipas tij, deputetët do të kenë të gjithë kohën e domosdoshme për të reflektuar.

“Siç e dini, ka një përpjekje të një grupi deputetësh të PD për të bërë të  mundur bashkimin e PD që çon automatikisht në  bashkimin e gjithë opozitës, për shkak se PD-ja, për fat të keq, është në një situatë ku në perceptimin e publikut, duket që ka një ndarje, Në diksutime, negociata, bisedime me kolegët deputetë të PD-së, jam me shpresë të madhe që do të arrihet në një konkluzion të caktuar për të gjetur rrugët dhe për të eksploruar rrugët për të arritur një bashkim.

Më shumë se 60% e deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit të PD-së, janë të një mendimi të caktuar për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate, për shkak të një vendimi i cili është më shumë se arbitrar dhe tregon një mendësi jo demokratike dhe aspak euro-atlantike, siç është përjashtimi për shkak të mendimit apo qëndrimit ndryshe. Ne do t’iu japim kohën e domosdoshme jo vetëm reflektimit, por diskutimit të gjithë kolegët dhe Grupit Parlamentar të PD-së, për të arritur të kemi një vendimarrje me një konsensus sa më gjerë. Bëhet fjalë për bashkimin e Partisë Demokratike. Nuk kemi nxitim për të shkarkuar apo për të emëruar, dikë, ne kemi çdo përpjekje për të  bashkuar PD. Nuk do të marrim asnjë veprim të njëanshëm, derisa të diskutojmë me të gjithë kolegët “, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026