A do tentohet hyrja në Kryeministri? Gazetari: Çfarë pritet të ndodhë në protestë
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha thotë se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe funksionarë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën që do të zhvillohet ditën e nesërme, 12 nëntor para Kryeministrisë.
Hoxha u shpreh se në 9 vitet e fundit, në çdo protestë të opozitës është tentuar që protestuesit të hyjnë brenda, por kjo nuk ka ndodhur dhe mbetet për t’u parë diçka e tillë do ndodhë nesër.
“Nga zoti Berisha, por edhe nga disa funksionarë të tjerë të Partisë Demokratike, nuk është përjashtuar asnjë lloj skenari. Futja në kryeministri, ne kemi parë në këto 9 vite që është tentuar në pothuajse në të gjitha protestat që ka organizuar Partia Demokratike, por edhe nga ato më të dhunshmet, ku ka pasur të plagosur, si nga ana e protestuesve, si nga ana e policisë. Ne kemi parë që nuk është arritur depërtimi i dyerve të Kryeministrisë dhe futja e protestuesve në ambientet e brendshme të shohim nëse do të tentohet”, theksoi ai.
Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe partitë e tjera opozitare do të zhvillojnë protestë më 12 nëntor në orën 16:00, në sheshin para Kryeministrisë.
LEXONI GJITHASHTU
- Kush janë deputetët e PD që do i bashkohen Berishës në protestë?
- Mesazh për Berishën? Gjiknuri: Protesta më 12 nëntor, një mini ngjarje
- ‘Protesta e opozitës, kohë e humbur’, Rama: Vazhdojnë të financohen nga Rusia
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues