‘Protesta e opozitës, kohë e humbur’, Rama: Vazhdojnë të financohen nga Rusia

10 Nëntor 2022 | 22:27

Edi Rama shpërfilli protestën e thirrur nga opozita, që tha se vazhdon të financohet me para ruse.

“Asnjë minutë e humbur me protestën e atyre që kanë marrë para ruse. Koha do tregojë që lidhja e tyre me paratë ruse nuk janë ndërprerë. Keqardhje për ata që i shkojnë nga pas, po tërhiqen nga pas me përfaqësuesit më të zymtë dhe më të mallkuar në këtë vend”, tha Rama.

Kryesocialisti foli në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, të thirrur për të diskutuar mbi kandidaturat për kryetarë bashkie.

Mbledhja zgjati rreth dy orë. Rama tha se PS nuk do të kërkojë asnjë koalicion me parti të tjera më 14 maj.  PS ka konfirmuar jozyrtarisht disa emra, që nga Erion Veliaj për Tiranën, deri te kryebashkiaku i Gjirokastrës. Drejt konfirmimit pritet të shkojnë 60 për qind e kryebashkiakëve aktualë socialist. Dy emra duket se janë përjashtuar, Dritan Leli i Vlorës dhe kryebashkiaku i Mallakastrës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026