A duan ende shqiptarët të hyjnë në BE?

23 Dhjetor 2022 | 21:04

Shpresa e shqiptarëve që po shkojmë drejt rrugës së anësimit në BE është rritur. Të pyetur nga Barometri ne Euronews Albania nëse presin që Shqipëria të bëhet pjesë e BE në 5 vitet e fundit, nga 2021 kur vetëm 16.4% e shqiptarëve e besonin këtë pohim, në 2022 e besojnë 35.9%, pra 19.5% më shumë se një vit më parë.

Një rritje më të lehtë kanë edhe ata që mendojnë se do të anëtarësohemi në BE për 10 vite, nga 29.3% në 2021 kanë shkuar në 32.2%.

Edhe ata që cilët mendojnë se do të anëtarësohemi në BE në 15 vitet e ardhshme kanë pasur një rritje shumë të vogël, nga 13.8% në 14%, pra 0.2% më shumë.

Nga ana tjetër, numri i atyre që janë pesimistë është ulur. Ata që mendonin se vendit tonë do t’i duhen më shumë se 15 vite për t’u anëtarësuar në BE, nga 14.1% që ishin në 2021 janë bërë 9.5% në 2022.

Në ndryshim drastik ka edhe tek ata që mendojnë që dyert e BE nuk do të hapen asnjëherë për ne. Nga 23.6% që kanë qenë në 2021, në vitin 2022 janë bërë 3.5% një ulje me 20.1%.

53.3% e shqiptarëve mendojnë se vendi jonë është më afër anëtarësimit në BE, 20.7% mendojnë se është më larg dhe 20.3% mendojnë se nuk ka asnjë ndryshim.

Kur këtyre mendimeve u japim ngjyrime politik, rezulton se nga ata që mendojnë se anëtarësimi është më afër, 73.7% e tyre janë votues të PS dhe 31.2% votues të PD. Tek ata që mendojnë se është më larg 9% janë votues të PS dhe 38.9% votues të PD. Ndërsa tek ata që mendojnë njësoj 16.1% janë të majtë dhe 24.4% të djathtë.

Shqiptarët janë pro-europian dhe këtë e vërtetojnë shifrat e këtij sondazhi, pasi 95.9% e shqiptarëve e mbështesin anëtarësimin e vendit tone në BE ndërsa vetëm 0.5% nuk e mbështesin.

Për 95.7% të shqiptarëve anëtarësimi në BE është shumë i rëndësishëm, ndërsa vetëm për 0.4% nuk është i rëndësishëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025