Denaj: Mbështesim 65 mijë fermerë përmes skemave që maksimizojnë prodhimin
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, është shprehur se çdo vit ka shtesa fondesh në buxhet.
Komentet Denaj i bëri përmes një lidhjeje në “Euronews Albania”, ku u pyet nëse buxheti i projektuar për vitin 2024 është i duhuri.
Ajo tha se sfida e saj si ministre është që veç tavaneve të buxhetore të ketë edhe financime shtesë, të cilat do të shkojnë aty ku duhet të prodhojnë.
Sipas saj buxheti i planifikuar përbujqësinë kap shifrën 25 milionë euro, ku një pjesë shkon për mbështetjen e 65 mijë fermerëve përmes skemave që maksimizojnë prodhimin.
Pyetje: A është ky buxheti që donit?
“Në projekt afatmesëm është një projekt i njëjtë me atë që është aprovuar si buxhet afatmesëm. Ne flasim me projekte trevjeçare dhe ju e dini që në financë nuk flitet për një vit. Ndërkohë në çdo vit në varësi të prioriteteve ka shtesa fondesh, siç ndodhi edhe në 2023. Pra nëse kërkuan 65 mijë fermerë skemë direkte, të 65 mijtë do e marrin. Unë dua ta ndaj këtë jo thjesht si procedurë, por si një opsion që është duke ndodhur tani dhe që është i hapur edhe për vitet e tjerë, veç tavaneve buxhetore. Kjo është beteja ime si ministre. Nëse ne kemi skema që janë efektive dhe shkojnë aty ku duhet të prodhojnë, besoj se edhe qeveria do i rrisë dhe do japë atë që duhet”, u shpreh Denaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024