A është shkarkuar ministrja e Financave dhe Ekonomisë?
Kryeministri Edi Rama mendohet se ka shkarkuar nga detyra Ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, gjatë mbledhjes urgjente të Këshillit të Ministrave të mbajtur paraditen e kësaj të mërkure. Thuhet se Vendimi erdhi pak orë përpara mbledhjes së Asmblesë së Partisë Socialiste, ku pritet të trajtohen disa ndryshime të drejtuesve politik të Partisë Socialiste.
Megjithatë burime për Euronews Albania nuk e konfirmojnë shkarkimin.
Ibrahinaj mori drejtimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave në shtator të vitit 2021 dhe qëndroi në këtë post për një periudhë rreth 2-vjeçare.
Më herët Ibrahimaj ka qenë anëtare e Këshillit të Statistikave, INSTAT. Në vitin 2017 ajo u bë anëtare e Këshillit Drejtues të FED Invest dhe anëtare e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Ndërkohë që në vitin 2019, u emërua në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, përpara se t’i besohej detyra e ministres së Ekonomisë.
Shkarkimi i ministres Ibrahimaj është i dyti ndryshim në kabinetin e kryeministrit Rama brenda pak javëve.
Kujtojmë se pas përplasjes mes fisit Rraja dhe qytetarëve në Borizanë, kryeministri Rama shkarkoi nga detyra Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe emëroi në vend të tij ish-kreun e Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë