A është vrarë Faton Hajrizi? Çfarë zbuloi ADN-ja
Gazetari Venhar Isufi tha në një lidhje direkte për Euronews Albania se tashmë është konfirmuar se personi i vrarë nga trupat policore serbë është Faton Hajrizi.
Ai tha se pas dërgimit të strishës me pështymën e nënës së Hajrizit, janë bërë të gjitha analizat e nevojshme të ADN-së të cilat tregojnë se trupi i cili ndodhet në morgun serb i takjon Faton Hajrizit.
Sipas gazetarit tashmë avokati i Fatonit i cili ndodhet në Serbi po merret me të gjitha detajet në mënyrë që shteti serb të lejojë kthimin e trupit të Hajrizit në Kosovë.
“Tashmë është konfirmuar se pas dhënies së strishës së pështymës së nënës së Faton Hajrizit, që u dorëzuan javën e kaluar pranë autoriteteve serbe, është konfirmuar tashmë se i vrari është Faton Hajrizi. Ai ndodhet në morgun e Serbisë.
Faton Hajrizi është vrarë dhe tashmë kjo është konfirmuar nga vetë avokati i tij, i cili tashmë po negocion në serbi që trupi i tij të arrijë sa më shpejtë në Kosovë. Unë shpresoj që ditët në vijim ai do të sillet në Kosovë sipas kërkesës që ka bërë edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”,-tha gazetari Isufi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit