“A jeni gati?”, djali i Thaçit dhe ‘Dardanët’ pjesë e protestës së UÇK-së në Tiranë

15 Tetor 2025 | 11:12

Protesta gjithëkombëtare e thirrur nga kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të mbahet këtë të premte në Tiranë, po merr gjithnjë e më shumë mbështetje publike.

Endriti Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar në rrjetet sociale, duke shpërndarë thirrjen për pjesëmarrje në protestë.

“A jeni gati?”, shkruan ai në një postim në Instagram, teksa nxit qytetarët nga të gjitha trojet shqiptare t’i bashkohen tubimit që kërkon drejtësi për ish-udhëheqësit e UÇK-së, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë.

Një qëndrim të qartë dhe të vendosur kanë shprehur edhe “Dardanët”, grupi i tifozëve të përfaqësueses së Kosovës. Në një deklaratë publike, ata theksojnë se protesta e 17 tetorit është një thirrje për drejtësi, jo vetëm për ish-krerët e UÇK-së, por edhe për të gjithë ata që luftuan për liri.

“Duam drejtësi dhe jo barazi farse me kriminelët shovinistë serbë. Të bashkuar në emër të mbrojtjes së vlerave të përbashkëta, përçojmë një mesazh të fuqishëm nga kryeqyteti shqiptar se UÇK-ja nuk kreu krime lufte. Adresa e krimeve është vetëm Beogradi famëkeq,” thuhet në reagimin e tyre.

Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, në orën 17:00 të pasdites. Të pranishëm në tubim do të jenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ish-presidenti Alfred Moisiu, si dhe lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti.

Organizatorët presin pjesëmarrje masive nga të gjitha trojet shqiptare, në një akt solidariteti për ata që konsiderohen figura kyçe të luftës për çlirim të Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit qëndrojnë në shesh, pritet ta gdhijnë para Kryeministrisë. Marshime edhe në rrugët e Tiranës

Prej gati 5 orësh protestuesit po vijojnë protestën para Kryeministrisë. Qytetarë të shumtë vijojnë të jenë të mbledhur para Kryeministrisë ndërsa grupe të tjera të...
23:58 | 20/06/2026

Rama të hënën vizitë në Paris, Euronews Albania zbulon detaje nga agjenda

Kryeministri Edi Rama mësohet se do të udhëtojë të hënën, më 22 qershor drejt Parisit. Burime për gazetaren e Euronews Albania, Eksiola Shehu bëjnë me...
23:21 | 20/06/2026

Çepani: Shqipëria do jetë ndryshe pas kësaj proteste, gjithçka do ndryshojë

Aktivistja Edlira Çepani e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Çepani gjatë fjalës...
23:06 | 20/06/2026