Protestë kundër bllokimit të monopatinave: Cenim i pronës private

14 Tetor 2025 | 20:32

Prej dy ditësh policia ka nisur sekuestrimin e monopatinave për shkak të numrit të lartë të aksidenteve.

Ndërkohë ditën e nesërme është njoftuar një protestë në orën 10:00, përpara Komisariatit të Policisë Rrugore, pas sekuestrimit masiv të monopatinave elektrike në kryeqytet.

Sipas organizatorëve, me qindra monopatina janë konfiskuar në bazë të një urdhri të shpërndarë vetëm në rrjetet sociale, pa asnjë dokument zyrtar nga policia.

Ata e konsiderojnë këtë veprim si “shkelje të hapur të ligjit” dhe “cenim të pronës private”, që u ka shkaktuar qytetarëve humbje të padrejta financiare.

Organizatorët u bëjnë thirrje të gjithë pronarëve të mjeteve elektrike që t’u bashkohen në protestë për të kërkuar sqarime dhe përgjegjësi për këtë aksion qe ata e cilësojnë të paligjshëm.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës

Ka nisur edhe në Lezhë zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e këtij qyteti ka...
12:48 | 14/07/2026

Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e masave të ndërmarra në kuadër të situatës së zjarreve në vend, duke njoftuar se gjatë muajit qershor dhe...
12:37 | 14/07/2026

Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shqyrtoi projektligjin për ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, ku debatet u përqendruan te ndikimi i...
11:18 | 14/07/2026