A ka fakte që shpërthimin e ka bërë qeveria? Balliu përgjigjet për rastin e Ndrecës

11 Prill 2023 | 14:13

Shefi i Organizimit të Rithemelimit, Klevis Balliu, ka reaguar përmes një lidhjeje të drejtëpërdrejtë me Euronews Albania, në lidhje me shpërthimin me tritol që ndodhi ndaj automjetit në lëvizje të kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca.

Balliu theksoi se sulmi është politik pasi Ndreca është një person i qetë dhe nuk ka konflikte me askënd.

Shefi i organizimit të Rithemelimit tha se kryeministri Edi Rama ka nxjerrë sërish në fushatë bandat të cilat e sollën në pushtet.

Pjesë nga intervista:

Balliu: Në një situatë paniku Edi Rama dhe banda e tij, ku duket qartë që ndryshimi është bërë jetik për vendin, në këtë kontekst Edi Rama ka sjellë nga skutat e tij bandat që e sollën dhe e mbajtën në pushtet, me qëllim që të marrin pjesë në fushatë.

Edi Rama njeh vetëm tritolin, armën dhe krimin.

Moderatorja Sidorela Gjoni: Pse të vjen të besosh që ky sulm ka ardhur nga qeveria, cilat janë faktet që i bëni këto akuza?

Balliu: Pikësëpari vjen në ditën e çeljes së fushatës së Edi Ramës. Pikësëdyti e thashë më parë, kjo është partia që i ka sjellur tritolvënësit në parlament, kjo është partia që bashkive u ka ofruar kriminelë, trafikantë, vrasës, njerëz që janë marrë me prostitucion.

Kjo është parti kriminale. Çfarë konflikti ka zoti Ndreca sot në Vaun e Dejës? Asnjë! Ka vetëm konflikt politik, por këtu politika e PS është me bandat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi këtë të enjte ka folur për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Bardhi u shpreh se...
12:33 | 25/06/2026

Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”

Shoqëria SORI-AL ka reaguar përmes një deklarate zyrtare lidhur me publikimet e fundit mbi një ngjarje të raportuar në Akademinë e Sigurisë, ku disa studentë...
12:30 | 25/06/2026

Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4

Tre objekte janë shembur këtë të enjte në Vlorë, në kuadër të vijimit të projektit që lidh Rrugën Transballkanike me Portin dhe vazhdimësinë e Lungomares...
11:55 | 25/06/2026