A ka imunitet Donald Trump? Gjykata Supreme refuzon të japë vendim
Gjykata Supreme ka vendosur që, tani për tani, të mos vendosë nëse ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka imunitet nga ndjekja penale për dyshimet se ka tentuar të përmbysë rezultatin zgjedhor në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Vendimi nënkupton që rasti do të vazhdojë të kalojë nëpër procedurat e apelit.
Gjyqtarët e Supremes e kanë kundërshtuar kërkesën e jashtëzakonshme të Prokurorit të Posaçëm Jack Smith , i cili i ka kërkuar gjykatës që ta trajtonte këtë çështje në mënyrë të përshpejtuar.
Prokurorët e kanë akuzuar Trumpin, kandidatin më favorit nga radhët e republikanëve për të fituar nominimin për garën presidenciale më 2024, se ka tentuar të pengojë Kongresin për të certifikuar fitoren e presidentit aktual, Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2020.
Trump ka thënë se ky rast duhet të përmbyset, pasi ish-presidentët amerikanë nuk mund të përballen me akuza penale për veprime që lidhen me detyrat e tyre zyrtare.
Gjyqtarja amerikane Tanya Chutkan, e ka refuzuar pretendimin e Trumpit, i cili më pas e ka apeluar vendimin. Apeli i Trumpit e ka pezulluar gjyqin, të caktuar për muajin mars.
Në tentim e sipër për të shmangur vonesën në gjyqin kundër Trumpit, prokurori Smith i ka bërë thirrje Gjykatës Supreme që të marrë vendim për këtë rast.
Nëse Trump e fiton edhe një mandat si president, ai mund të falë veten për çfarëdo krimi federal.
Tre prej nëntë gjyqtarëve të Gjykatës Supreme janë të emëruar prej Trumpit, i cili e ka çimentuar shumicën konservatore në këtë trup me nëntë anëtarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen