A mund ta përmbysë diaspora fitoren e PD-së në Lezhë? Si ka ndryshuar rezultati

14 Maj 2025 | 11:46

Partia Demokratike ka dalë fituese në Qarkun e Lezhës, duke siguruar 29,483 vota, që përbëjnë 45.13% të totalit të votave të numëruara brenda vendit. Partia Socialiste renditet e dyta me 27,585 vota ose 42.23%, duke e bërë këtë një nga garat më të ngushta të këtyre zgjedhjeve.

Në bazë të këtij rezultati, ndarja aktuale e mandateve në Lezhë është:

  • Partia Demokratike – 4 mandate
  • Partia Socialiste – 3 mandate

Megjithëse Partia Demokratike kryeson në numrin e përgjithshëm të votave brenda vendit, diferenca e ngushtë prej vetëm 1,898 votash mes dy partive kryesore ka vënë rezultatin në dorë të votave nga diaspora. Deri tani janë numëruar 6,228 nga gjithsej 11,835 zarfa, dhe Partia Socialiste po kryeson me 544 vota diferencë.

Rezultati i deritanishëm nga diaspora (6,228 zarfa të numëruar):

Nr Subjekti Sigla Vota %
1 Partia Socialiste e Shqipërisë PS 2,830 45.87%
2 Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë M. PD-ASHM 2,286 37.05%
3 Koalicioni Nisma “Shqipëria Bëhet” NISMA-SHB 613 9.94%
4 Partia Socialdemokrate PSD 156 2.53%
5 Partia Mundësia MUNDESIA 110 1.78%
6 Koalicioni Euroatlantik KEA 89 1.44%
7 Lëvizja Bashkë BASHKE 62 1.00%
8 Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare AKSH 19 0.31%
9 Koalicioni Djathtas për Zhvillim DZH 3 0.05%
10 Lëvizja Atdheu LA 2 0.03%
11 Aleanca Demokracia e Re ADR 0 0.00%

 

Çfarë pritet?

Me mbi 5,600 zarfa ende për t’u numëruar, përparësia e Partisë Socialiste në diasporë mund të ngushtojë ndjeshëm rezultatin ose të ndikojë në ndarjen përfundimtare të mandateve. Bashkë me votë e diasporës diferenca PD-PS është 1358 vota në favor të PD.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bie në greminë teksa mblidhte çaj mali në Moglicë, 31-vjeçari transportohet drejt Traumës

Policia e Maliqit, në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, ka bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e një personi që ishte rrëzuar nga një shkëmb në...
08:15 | 29/06/2026

Shpëtohen pas tetë orësh operacion intensiv 4 turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë

Katër turistë u bllokuan mesditën e së dielës në Kanionet e Gjipesë, në territorin e Bashkisë Himarë, gjatë një eksplorimi në terrenin e thepisur të...
07:34 | 29/06/2026

Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri

Eksperti Fatjon Softa i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën e qytetarëve të...
22:09 | 28/06/2026