A ndikoi “takimi Balla-Basha” në rezultatet e Roland Bejkos?
Blendi Çeka, pedagog në Universitetin e Tiranës tha në emisionin Barometri se në sondazhin e publikuar në 8 maj, kandidati Arlind Qori kishte potencial më të madh për t’u zgjeruar se Bejko, por kur vinte çështja tek vendimmarrja ky i fundit rezultonte më para.
Ai u shpreh se 10 ditët e fundit të fushatës kanë ndikuar negativisht te Bejko.
Këtu, sipas Çekës mund të ketë ndikuar edhe publikimi i videos ku pretendohej për një takim Basha-Balla që mund të ketë lëkundur besueshmërinë e votuesve të tij potencialë.
“Ka dhe një ngjarje tjetër; ditët e fundit të fushatës është publikuar një video nga “Bashkë fitojmë që evidentohet Basha që ngrinte pikëpyetjen sa i përket besueshmërisë, takimi me Ballën. Ai mesazh prekte votuesit potencialë të Bejkos, se kishte të bënte me besueshmërinë”, tha Çeka.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij