A nisi si duhet revolucioni i opozitës? Kërpaçi: Pse jam e gëzuar për protestën
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Floida Kërpaçi komentoi protestën e zhvilluar ditën e sotme ku tha se të rinjtë dhe të rejat dëshmuan se duan ndryshimin.
Në një intervistë për Euronews Albania ajo tha se lëvizja e marrë nga opozita është për transformimin rrënjësor.
Më tej ajo theksoi se aksioni i ndërmarrë do të jetë i suksesshëm.
“Protesta e sotme kishte një energji të jashtëzakonshme të njerëzve, të qytetarëve të lirë, të rinjve dhe të rejave që dëshmuan se sa shumë e duan ndryshimin dhe se sa shumë duan të jenë në ballë të këtij aksioni të madh që do të kulmojë me ndryshimin e madh që të gjithë qytetarët shqiptarët presin.
Është një lëvizje për transformin rrënjësor. E rëndësishme është që në themel dhe kësaj lëvizje të veprimeve tona të jenë dy gjëra, e para dashuria për vendin, dhe e dyta të jetë interesi qytetar që ka munguar gjithë këto vite, ku kemi parë se Rama në gjithë këto vite vetëm ka vjedhur nuk ka bërë asgjë tjetër. Ky aksion do të jetë i suksesshëm”- theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhunohet gazetari i Euronews Albania nga truprojat e Albin Kurtit
Avokati i Haklajve për kallëzimin ndaj Berishës: Kemi dorëzuar si provë një video…
“Berisha krijoi përçarje”, Drini: S’e menduam që arrinim deri në këtë pikë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë