A po e lëshon Rama Arben Ahmetajn? Analisti zbërthen deklaratën e bujshme të Ramës
Analisti Aleksandër Çipa tha se kreu i qeverisë me deklaratat që bën në lidhje me aferën e inceneratorëve do të krijojë përshtypjen se nuk e pengon drejtësisë dhe sipas tij këtë e bën vetëm për imazh.
Këtë e tha në emisionin “Now” në Euronews Albania kur u pyet nëse kreu i qeverisë po e ‘lëshon’ Arben Ahmetajn, të cilit tashmë i janë hequr të gjitha postet që kishte në PS përveç deputetit.
“Ka qenë një qëndrim politik i Ramës që të krijojë përshtypjen se është besnik i atij standardi që ka krijuar në cilësinë e të qenit kryeministri i vendit që nuk e pengon drejtësinë. Mendoj se është një çështje imazhi sesa brendi. Çështja e inceneratorëve duket sikur doli nga rendi i ditës, por duket se është rikthyer fuqimisht prapë. Ishte merita e LSI-së që e vuri në agjendë e më pas përfshiu opozitën dhe median. Ka diferencë të madhe mes asaj që shpallim mediatikisht ne dhe procedurës reale. Diferenca është e madhe mes asaj që shohim dhe asaj që ndodhë në dosjen hetimore të inceneratorëve. Nuk e përjashtojmë kontekstin para fushatës elektorale”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës