A rrezikohet Shqipëria nga MEK pas sulmeve të Iranit, Ambasada e SHBA reagon për Euronews

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
9 Mars 2026 | 12:25

Pas përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe nisjes së konfliktit mes Irani dhe Izraeli e SHBA, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar për Euronews Albania lidhur me rreziqet e mundshme të sigurisë për Shqipëria, në kontekstin e pranisë në vend të anëtarëve të organizatës iraniane të opozitës (MEK).

Në një përgjigje për gazetarin Thimi Samarxhiu, Ambasada amerikane thekson se SHBA dhe Shqipëria po koordinohen vazhdimisht për çështjet e sigurisë.

 “Si aleatë në NATO, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria diskutojnë dhe koordinohen rregullisht për shqetësimet e përbashkëta të sigurisë. Ne mbetemi vigjilentë për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe shqiptarë njëkohësisht”, thuhet në përgjigjen e ambasadës amerikane.

Interesi për këtë çështje është rritur pas tensioneve të fundit rajonale, ndërsa Shqipëria prej vitesh strehon mijëra anëtarë të organizatës opozitare iraniane MEK, një fakt që ka qenë shpesh objekt përplasjesh diplomatike mes Tiranës dhe Teheranit.

Në pyetjet drejtuar Ambasadës amerikane, Euronews Albania kërkoi të dijë nëse Shqipëria përballet me një rrezik të shtuar nga Irani për shkak të pranisë së MEK, nëse ekzistojnë paralajmërime të reja për kërcënime dhe nëse ka konsultime të vazhdueshme mes Uashingtonit dhe autoriteteve shqiptare për të menaxhuar situatën.

Megjithëse përgjigja e Ambasadës nuk konfirmon ekzistencën e një kërcënimi specifik, ajo nënvizon se koordinimi mes aleatëve të NATO-s mbetet i vazhdueshëm, veçanërisht në një moment kur tensionet gjeopolitike në rajone të ndryshme të botës janë në rritje.

Prania në Shqipëri e organizatës MEK ka qenë një nga arsyet e përkeqësimit të marrëdhënieve mes Iranit dhe Shqipërisë në vitet e fundit. Në vitin 2022, Tirana ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Teheranin pas një sulmi të madh kibernetik ndaj institucioneve shtetërore shqiptare, për të cilin autoritetet shqiptare dhe partnerët ndërkombëtarë fajësuan aktorë të lidhur me shtetin iranian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Furgoni me pasagjerë del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës, dy të vdekur nga aksidenti tragjik

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një furgon...
15:15 | 30/06/2026

“Planet madhështore”, Rama publikon bisedat e organizatorëve të protestës, qytetari: Mos e ço nëpër mend dorëheqjen

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale atë që ai e paraqet si një bisedë të pretenduar në një grup WhatsApp të organizatorëve të...
15:09 | 30/06/2026

“Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave

Agron Shehaj i është bashkuar turmës së protestuesve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Shehaj deklaroi për mediat se janë 6 protestues të arrestuar për...
14:40 | 30/06/2026