A synon një mandat të dytë si presidente? Përgjigjet Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se vetëm në fillim të vitit të ardhshëm do të mund të diskutohet lidhur me synimin e saj për një mandat të dytë.
E pyetur nga KosovaPress nëse po synon ta vazhdojë mandatin dhe për katër vjet të tjera, Osmani tha se asnjë vendim i saj politik nuk është bazuar në kalkulimet se ku do të jetë ajo, por si janë interesat e qytetarëve të Kosovës.
“Në fillim të vitit të ardhshëm ne do të diskutojmë për këtë çështje. Përgjatë gjithë karrierës sime politike kam punuar duke pasur parasysh vetëm interesin e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj. Asnjëherë, asnjë vendim i imi politik nuk është bazuar në kalkulime se ku do të jem unë, por vetëm ku do të jetë Kosova dhe qytetarët e saj. Edhe kësaj radhe ky vlerësim rreth asaj se ku mund të kontribuoj, do të përcaktohet vetëm e vetëm duke pasur parasysh interesin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Asnjëherë në jetën time nuk jam varur nga politika, nuk varem as tash”, tha ai.
Këtë deklaratë Osmani e tha pas ngjarjes të organizuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), së bashku me iniciativën ËE për Gratë Sipërmarrëse në Kosovë.
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid