A u dëmtuan të dhënat tona? Ekspertët ‘zbërthejnë’ pasojat që la defekti global

19 Korrik 2024 | 21:49

Eksperti i Sigurisë, Besmir Semanaj dhe eksperti i teknoligjisë së informacionit, Gerond Taçi, kanë zbuluar në emisionin “Review” në Euronews Albania disa nga problematikat që la defekti global teknologjik i ditës së sotme, por edhe arsyet pse disa subjekte nuk u prekën.

Taçi tregoi skemën e funksionimit të sistemeve kompjuterike, ku tregoi disa nga arsyet se përse një pjesë e përdoruesve nuk u prekën nga ky defekt.

Nga ana tjetër, Semanaj tha se do të duhet pak kohë që të rikuperohet infrastruktura globale pas këtij defekti.

Ai shtoi se të dhënat tona nuk u dëmtuan, përveç disa informacioneve që sipas tij ishin në Back Lock.

“Unë po bëj një ndarje të madhe. Dy ndarjet më të mëdha janë Linuks, Ëindoës. Kush është sistemi i operimit. Nëse unë nuk kam përzgjedhur sistemin Microsoft, por kam përzgjedhur sistemet Linuks për të administruar infrastrukturën time, atëherë unë jam i paprekur. Nëse unë do e ndaja akoma më shumë, nëse do të përdorja sistemet Mekendtaurs atëherë jam i paprekur. Pra varet se kush ka paguar teknologjikë e ndërthurur Microsoft, Ëindoës me Crall Staik. Të gjitha kompanitë kanë pasur këtë kontratë”, tha Taçi.

“Pra do të duhet pak kohë që të rikuperohet e gjithë infrastruktura globale. Por nuk kemi të dhëna të dëmtuara. E vetmja gjë që mund të jetë dëmtuar janë kërkesat, transaksionet, fluturimet e shtyra që kanë ngelur në Back Lock”, tha Semanaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026