A ushqehet kanceri nga sheqeri? Përgjigjet toksikologia Thoma

5 Korrik 2023 | 08:09

Në rrjete sociale ka qarkulluar një video në të cilën thuhej se qelizat kancerogjene ushqehen nga sheqeri, por a është e vërtetë kjo?

Tokslikologia Esmeralda Thoma e ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians”, na tregoi se si funksionon në të vërtetë sheqeri.

Ajo tha se nuk duhet të harrojmë se sheqeri që ne marrim nëpërmjet dietave ushqimore, është i domosdoshëm për ne, por ai ushqen të gjitha qelizat tona, si qelizat normale dhe ato tumoriale, të cilat nën ndikimin e sheqerit kanë tendencë më të madhe për tu zhvilluar.

“Sheqeri është një lëndë që ushqen çdo qelizë të organizmit tonë në mënyrë që të zhvillohet, të rritet dhe të krijojë të gjitha proceset e veta. Ky është një proces i pashmangshëm normal fiziologjik që ndodh e të gjithë njerëzit.

Qelizat tumorale, gjatë zhvillimit të tyre kanë tendencën që të ndahen dhe zhvillohen me një ritëm më të shpejtë se qelizat normale. Kjo është arsyeja që rritet tumori. Por pavarësisht faktit nëse është qelizë normale apo tumorale, ajo ka nevojë për sheqer.

Qeliza tumorale pa diskutim që nuk zhvillohet pa praninë e sheqerit. Megjithatë duhet të kuptojmë se edhe sheqeri që ne marrim nëpërmjet dietave ushqimore është i domosdoshëm për ne”,-tha toksikologia.

LEXOONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024