A vijon të jetë pjesë e grupit të Bashës? Flutura Açka u jep fund të gjitha dilemave
Deputetja Flutura Açka, e cila pak ditë më parë deklaroi largimin nga Grupi Parlamentar i PD-së, është shprehur është distancuar edhe nga PD e drejtuar nga Sali Berisha, por edhe nga grupimi i Lulzim Bashës i njohur si ‘Demokratët Euroatlantikë’.
Komentet Açka i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se ajo mund të mos e pëlqejë Berishën në krye të PD-së, por e njeh vendimin e Gjykatës që shpalli atë kryetar.
Sipas Açkës, grupimi i Bashës duhet të kishte bërë lëvizje të shpejta menjëherë pas vendimit, gjë që sipas saj, e ka bërë të distancohet edhe nga ky grupim.
“Njeriu në politikë është në komunitet dhe politika është në komunitet, në grup. Kur ky grup nuk funksionon, atëherë anëtarët e këtij grupi duhet të kuptojnë se diku çalon puna. Ata jo vetëm që nuk bëjnë asnjë reflektim se ku çalon puna, por shkojnë e ja bëjnë të pamundur një kolegu të tyre të qëndrojë në grup. Kjo është zgjidhja? Jo.
Unë prej 11 qershorit kam bërë një lloj distancimi nga të gjitha palët. Kam bërë një tërheqje sepse nuk ndihem nënkryetare, nuk mund të ndihem. Nuk mund të qëndroj në struktura paralele me PD. Unë e njoh vendimin e Gjykatës për Berishën, por nuk e pranoj Berishën si lider timin. Unë nuk e njoh Bardhin si drejtues të grupit Parlamentar, sepse di mënyrën sesi erdhi.
Personalisht mendova se nuk mund të vijoja të bëja gjoja si nënkryetare e një strukture paralele me PD. Edhe brenda grupimit Euroatlantik ka demokratë që besojnë se PD është aty ku është logo. Ata mund të mos e pranojnë Berishën, por sdo të thotë që nuk janë demokratë. Duhet të kishim bërë lëvizje shumë të shpejta, ato lëvizje nuk u bënë. Berisha dhe Basha janë përgjegjës për situatën në PD”, tha Açka.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit