“A votuan në zgjedhje lokale Thaçi e të tjerët?”, vjen përgjigjia nga Haga

13 Tetor 2025 | 12:26

Dhomat e Specializuara të Kosovës, në koordinim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’ua lejuar të paraburgosurve në Hagë që të votojnë në zgjedhjet lokale, pra për të ushtruar të drejtën e tyre qytetare.

Kështu ka deklaruar, zëdhënësi i DhSK-së, Michael Doyle.

“Në koordinim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, KSK-ja ka ndërmarrë të gjitha hapat brenda fushëveprimit të autoritetit të saj në mënyrë që të gjithë të paraburgosurit në Qendrat e Paraburgimit të KSK-së që dëshirojnë ta bëjnë këtë, të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre qytetare si qytetarë të Kosovës për të votuar në zgjedhje”, thuhet në përgjigjen e Doyle.

Megjithatë, ai për arsye të privatësisë, nuk bëri të ditur nëse e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës, ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerët./KlanKosova.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë mbajti mbledhjen e 73-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniçi. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim...
12:08 | 08/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026