Abazi: Plani franko-gjerman humbje për Kosovën, nuk kishte njohje

24 Mars 2023 | 10:32

Deputeti Haki Abazi është shprehur se në politikën e Kosovës dy vitet e fundit ka pasur ndryshime ku  pika kulminante sipas tij ishte plani franko-gjerman.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se ky plan u pranua dhe pse në letra nuk ishte njohja e pavarësisë së Kosovës, proces i cili ishte humbje për këtë të fundit.

“Duhet të kemi vëmendjen në atë që ka ndodhur në dy vitet e fundit pas ndryshimit politik në dy vitet e fundit në Kosovë. Procesi ka kulmuar me një marrëveshje bazë të planit  europian që quhet plani franko-gjerman. Humbja e parë në këtë relacion bilateral është se nga letrat që ishin shkruar për njohjen e njëanshme degradoi në një bazë plan të  ndërmjetëm për një marrëveshje e cila nuk përmend njohjen e pavarësisë së Kosovës.”- tha Abazi.

Më tej Abazi nënvizoi se kompromiset që janë bërë për Kosovën në të kaluarën kanë sjellë situatën që qytetarët në Kosovë të humbasin perspektivën

“Kompromiset që janë bërë në të kaluarën ku Kosova ka humbur tokë e ka sjell situatën që qytetarët ta shohin Kosovën më me pak perspektivë. Kemi të bëjmë me një luftë me kohën kundrejt vendeve të tjera që po tentojnë të vendosin  pozicionin e tyre dominant në Ballkan përderisa shqiptarët spo arrijnë të kenë një konsensus”- përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026