Abazoviç viziton nesër Serbinë, takim me Brnabiç dhe Vuçiç
28 Qershor 2022 |
17:16
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Serbi, në datat 29 dhe 30 qershor.
Gjatë qëndrimit të tij në Beograd, Abazoviç do të takohet me zyrtarët më të lartë shtetëror të shtetit serb, shkruan media malazeze, CDM.
Fillimisht, ai do të pritet me ceremoni shtetërore nga homologia serbe, Ana Brnabiç dhe më pas do të mbahet me një konferencë e përbashkët për shtyp.
Në orën 12:30, Abazoviç do të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiç, ndërsa një takim do ta ketë edhe me kryeparlamentarin, Ivica Daçiç.
Pas takimeve individuale dypalëshe është planifikuar të mbahet një takim plenar i delegacioneve të qeverive të Malit të Zi dhe Serbisë.
LEXONI GJITHASHTU
Lajme të Sugjeruara
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
Zjarr masiv në Porto Palermo
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia