​Abdixhiku i kërkon Konjufcës “ta pranojë se nuk ka shumicë parlamentare”

5 Nëntor 2025 | 14:16

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se zgjidhja e vetme për krizën politike në Kosovë janë zgjedhjet e reja.

Sipas tij, në Kosovë s’mund të ketë qeveri të pakicës. Lideri i LDK-së në konferencë për media të mërkurën tha se mandatimi i Glauk Konjufcës për kryeministër vetëm sa e zvarrit krizën politike, derisa i kërkoi atij që ta pranojë se s’ka shumicë parlamentare, shkruan KosovaPress.

“Çdo zvarritje e tillë e qëllimshme e institucioneve përbën zgjatje të krizës. Dëm për buxhetin e Republikës dhe rrezik për stabilitetin institucional dhe demokratik të vendit”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Integrim në BE para normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, Vuçiç: Jemi të hapur

Shqipëria me 18,920 dollarë për frymë në 2024, lë pas Kosovën në rajon

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026