Abdixhiku: LDK refuzon “shfaqjet parlamentare”, nuk bëhemi pjesë e intrigës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke akuzuar pushtetin aktual për zvarritje, mungesë transparence dhe sjellje populliste.
Në një deklaratë të gjatë publikuar sot, ai e përshkruan qeverisjen si të mbërthyer nga “lojëra, intriga e kalkulime politike”.
Abdixhiku thotë se zvarritja në krijimin e shumicës dhe formimin e institucioneve ka zgjatur tetë muaj, ndërsa edhe 15 ditë të tjera janë humbur me një “mandatar kukull” që, sipas tij, nuk ka bërë asnjë përpjekje minimale për qeverisje. Ai kritikon thirrjen e dy seancave parlamentare pikërisht në ditën e fundit të afatit kushtetues, duke e cilësuar këtë si pasojë të “urgjencës që e shkaktojnë vet me vonesë”.
“Pa asnjë konsultim. Pa asnjë komunikim. Pa asnjë diskutim,” thekson kreu i LDK-së, duke shtuar se partia e tij “e refuzon dhe e shpërfillë këtë qasje politike” dhe se “refuzimi i popullistëve është akti më i lartë patriotik sot”.
Ai njofton se LDK nuk do të jetë pjesë e seancës së orës 11:00, të cilën e quan “seancë të imponimit teatral të një pushteti në ikje”, ndërsa në seancën e orës 14:00 deputetët e LDK-së do të votojnë kundër “pakicës që nuk mund të sillet si shumicë më në këtë shtet”.
Sipas Abdixhikut, nga nesër LDK nis përgatitjet për zgjedhjet e reja nacionale dhe një “ftesë të madhe për përbashkim” të të gjithë qytetarëve që, siç shprehet ai, janë “ngopur me një politikë që mendon të shpëtojë shtetin e Republikën nga ata që e shohin atë vetëm si instrument e si lojë karrigesh”.
Deklarata e tij mbyllet me thirrjen: “Le t’i fitojmë!”
Zhvillimet e nesërme në Kuvend pritet të jenë vendimtare për përcaktimin e hapave të ardhshëm institucionalë dhe të mundësisë për zgjedhje të reja në vend.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
3 vite pa kryeprokuror, Kosova zgjedh kreun e organit të akuzës
- 16:06 Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen “non grata” të Snezhana Paunoviç dhe paditjen për nxitje të gjenocidit
- 16:05 Operacioni i fshehtë ‘Maçoku me çizme’ për Teheranin! Si do të përdoreshin kurdët për ndryshimin e regjimit
- 16:02 Nëntë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre dhe një fëmijë 10-vjeçar
- 16:01 Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 15:54 Lamine Yamal kundër Mbappe, yjet e La Ligës gati për përballjen e Kupës së Botës
- 15:50 Britania e Madhe hedh poshtë idenë e Trump për vendosjen e taksave për Ngushticën e Hormuzit