Abonetë, me vonesë në pikat e shitjes, asnjë përgjigje nga institucionet
Shitësit shprehen se porositë për abonetë kanë ardhur me vonesë dhe kjo ka shkaktuar radhë të gjata në pikat e shitjes.
“Erdhën me shumë vonesë në datën 31”, tregon një shitëse.
“Fluksi është shumë i madh. Aboneja e studentit duhet të kishte ardhur në datën 30 apo 31, jo në datën 1”, tha një tjetër.
Qytetarët shprehen që kjo situatë ndodh çdo fillim muaji. “Jam pajisur me abone studenti. Kam pritur disa orë për të marrë një abone”, tha një studente.
Për vonesat e aboneve, Euronews Albania ka pyetur Bashkinë e Tiranë dhe Drejtorinë e Tatimeve, por nuk na u dha asnjë përgjigje.
Ndërkohë nga shtypshkronja e letrave me vlere që prodhon abonetë për t’i hedhur në treg na thanë se procesi ka vijuar sipas porosisë dhe nga ana e tyre nuk ka pasur asnjë vonesë.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës