Abuzim seksual me një shqiptare, Robinho lihet në burg

2 Shtator 2025 | 13:55

Ish-ylli brazilian i futbollit, Robinho, do të vijojë të qëndrojë pas hekurave në Brazil, ku po vuan një dënim prej 9 vitesh burg. Gjykata e Lartë hodhi poshtë të hënën apelin për lirimin e tij, duke marrë vendimin me shumicë votash në një seancë virtuale.

41-vjeçari ndodhet në burgun e Tremembé, rreth 150 km larg São Paulos, që prej marsit 2024. Ai u dënua për përdhunimin e një vajze shqiptare 23-vjeçare në një klub nate në Milano në vitin 2013, kohë kur luante për Milanin. Vendimi përfundimtar u dha nga Gjykata e Kasacionit Italian në janar 2022.

Edhe pse Brazili nuk ekstradon shtetasit e vet, autoritetet italiane kërkuan që Robinho ta vuante dënimin në vendin e tij, pas kthimit të tij gjatë procesit gjyqësor. Avokatët e tij kanë apeluar disa herë për lirimin, por pa sukses. Vetë ish-futbollisti ka mohuar akuzat, duke e quajtur vendimin rezultat të “racizmit”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026