Abuzime me tenderët, GJKKO lë në burg administratorin e UBT dhe 4 persona të tjerë

26 Shkurt 2025 | 19:33

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për administratorin e Universitetit Bujqësor të Tiranë dhe 4 zyrtarë të tjerë të këtij universiteti për akzuën e shkeljes së barazisë në tenderë dhe falsifikim dokumentesh. Konkretisht GJKKO ka lënë në burg:

1- Edmond Tërthorja, administratori i UBT-se – “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 6 raste (nenet 258 e 25 të Kodit Penal)

2- Amarildo Lleshi, përgjegjësi juridik i UBT – “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 5 raste, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

3- Mehmet Qoshja, –  drejtor i prokurimeve – “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 3 raste, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

4- Altin Murto,  – Drejtor i fondeve – “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 2 raste, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

5- Piro Zoga –  Zotëruesi i operatorit ‘Krijon shpk’ – “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal (katër raste).

Sipas hetimeve të SPAK, dyshohet se zyrtarë të këtij universiteti kanë manipuluar nëntë tendera gjatë vitit 2022, me një vlerë totale prej 90 milionë lekësh.

Hetimet kanë zbuluar një skemë korruptive, ku janë përfshirë zëvendësrektori i universitetit, administratori dhe anëtarë të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave.

Ata dyshohet se kanë bashkëpunuar me kompani private, duke përcaktuar fituesit e tenderave paraprakisht dhe duke falsifikuar dokumente për të rritur vlerën e kontratave publike.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humb një fëmijë në protestë, qytetarja thirrje prindërve: Ndodhet afër fonisë

Një fëmijë i mitur është raportuar së ka humbur këtë të shtunë në protestë që po zhvillohet para Kryeministrisë. Një qytetare ka njoftuar se një...
19:38 | 20/06/2026

“Kur shqiptarët i dalin zot atdheut”, protestuesit me pankarta në duar para Kryeministrisë (FOTO+VIDEO)

Qytetarë të shumë, aktivistë dhe emigrantë nga diaspora janë bashkuar këtë të shtunë në ditën e 21-të të protestës. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të...
19:28 | 20/06/2026

Digjet një makinë në autostradën Tiranë–Durrës (VIDEO)

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është djegur thuajse tërësisht këtë të shtunë në autostradën Durrës–Tiranë. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime....
19:12 | 20/06/2026