English

Afrim Berisha kujton për Euronews shpëtimin e djalit të tij Alvin nga kampi i refugjatëve të ISIS

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pesë vite pasi gruaja i kishte rrëmbyer djalin për tu arratisur drejt shtetit islamik në Siri, Afrim Berisha ia doli të shpëtonte Alvinin, i cili kishte ngecur në një kamp refugjatësh.

- Advertisement -

Alvini ishte vetëm 6 vjeç kur e ëma u konvertua në fenë islame, i paketoi rrobat dhe braktisën babain për t’iu bashkuar shtetit islamik.

Kur Berisha kuptoi se çfarë kishte ndodhur ai vendosi të shkonte në Siri për të gjetur Alvinin.

“Mendoja vetëm për Alvinin, asgjë tjetër. Kisha marrë parasysh çdo rrezik, por çfarë mund të bëja për këtë?” tregon Berisha për Euronews.

Berisha arriti të shkonte në Siri dy javë pasi gruaja e tij ishte arratisur me djalin. Gjatë periudhës një-javore që ai qëndroi atje nuk mundi t’i shpëtonte kapjes nga shteti islamik.

vlcsnap 2020 01 07 12h05m08s799

Babi arratiset nga robërimi i shtetit islamik

Berisha pati fat. Pasi i paguajti një shumë prej 500 euro një luftëtari shqiptar të shtetit islamik ai mundi të fitonte përsëri lirinë. Berisha u largua nga Siria, por kthehej çdo vit me shpresën që të shpëtonte Alvinin pavarësisht situatës së rrezikshme. Të gjitha përpjekjet e tij ishin të pafata.

Pas disa vitesh, më në fund Berisha mori një letër nga djali i tij që i kërkonte ta sillte në shtëpi. Në letër Alvini kishte shkruar vendndodhjen.

Mamaja e Alvini ishte vrarë në luftën për Bahuzin, larg në lindje të shtetit afër Deir-el-zour. Djali ishte plagosur dhe ishte i vetëm. Ai kaloi rreth 6 muaj në kampin e refugjatëve në Al-Hawl.

Çfarë do të thotë kjo për fëmijët e tjerë në Al-Hawl?

Disa besojnë se në kampin e shtetit islamik ka mijëra fëmijë të tjerë me prejardhje nga qytete të Europës. Avokati Darien Levani tha për Euronews se Berisha, duke sjellë djalin e tij në shtëpi, ka marrë një përgjegjësi të cilën qeveritë e shmangin.

Ai gjithashtu mendon se kjo histori midis një babai dhe djalit të tij do të informojë shumë persona të tjerë për situatën të cilën ndodhen fëmijët në kampe të tilla.

“Gjëja më e rëndësishme që bëri ishte informimi i publikut për situatën që po ndodhte”, tha avokati. Sipas tij kjo histori ndihmon shikuesit në vendimin që duhet të marrin ndaj fëmijëve europianë që jetojnë në këto kampe.

“Mund të themi se ne duam që ata të kthehen, mund të themi edhe jo faleminderit, nuk duam që ata të kthehen. Por për të marrë një vendim të tillë, ne duhet të jemi të informuar”, shtoi ai.

Kryqi i Kuq, një organizatë që po bën përpjekje për të ndihmuar fëmijë të tjerë si Alvini, thotë se histori të tilla mund të ndihmojnë në fillimin e diskutimeve me qeveritë për riatdhesimin e këtyre personave.

Tomso Della Longa nga Kryqi i Kuq thotë se disa qeveri kanë nisur diskutime me ta për riatdhesimin e fëmijëve të tjerë. Situata është shumë e ndërlikuar sa nuk mund të thuhet se kjo do të ndodhi të nesërmen. Mbase do të duhen shumë kohë duke marrë parasysh situatën e paqëndrushme në Lindjen e Mesme.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?