Afrim Gashi: Bashkimi Demokratik për Integrim po shkon drejt fundit politik

29 Qershor 2021 | 20:26

Bashkëkryetari i opozitës shqiptare, Afrim Gashi gjatë intervistës në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania shprehet se partia Bashkimi Demokratik për Integrim është para përfundimit si subjekt politik.

Ai thotë se krijimi i partisë Alternativa ka ardhur nga zhgënjimi që ka pësuar nga BDI-ja.

“Unë mendoj që ky subjekt politik është para përfundimit, para ikjes dhe besoj që brenda shumë pak kohësh mbase nuk do të ekzistojë fare. BDI-ja ka dështuar në realizimin e kërkesave shqiptare, për 20 vite me radhë. Unë jam shumë i zhgënjyer dhe një prej arsyeve pse unë merrem me politikë është pikërisht dështimi i BDI-së,”- shprehet kryetari i partisë Alternativa.

Ai akuzoi BDI-në, ndërsa tha se nuk ka punuar për nevojat e shqiptarëve, por për agjendën e qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

“Një ministër që ka emër e mbiemër shqiptar dhe punon për agjendën e qeverisë maqedonase nuk ka punuar, për nevojat e shqiptarëve. Për mua është vërtet e habitshme si BDI pretendon se mund të fitojë sërish, duke parë se ka dështuar në realizimin e kërkesave elementare të shqiptarëve si: mungesa e kanalizimeve apo mungesa e furnizimit me ujë”, theksoi z. Afrim Gashi.

Në muajin tetor në Maqedoninë e Veriut do zhvillohen zgjedhjet lokale dhe z. Gashi deklaroi se partia që ai drejton është duke negociuar me partinë Aleancën për Shqiptarët, që të jenë në koalicion së bashku.

“Për momentin jemi duke negociuar me partinë Aleanca për Shqiptarët dhe unë shpresoj që do gjejmë gjuhën e përbashkët që koalicioni të vazhdojë, për zgjedhjet lokale.  Pasi t’i përmbyllim këto negociata do bisedojmë për mundësinë e zgjerimit të koalicionit edhe me parti të tjera,”- tha ai, ndërsa shtoi se: “Synimi jonë është dalim sa më mirë në zgjedhjet lokale dhe të gjejmë zgjidhje për qytetarët e për shqiptarët në komunat shqiptare”, theksoi z. Gashi.

Ndër të tjera, z. Gashi tha se nëse në zgjedhjet lokale rrezikohet një kandidat shqiptar në komunat me popullsi shqiptare do e ndihmojnë, pavarësisht partisë së cilës i përket.

“Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët në raundin e dytë të zgjedhjeve nëse rrezikohet që një shqiptar të mos jetë kryetar komune në Kërçovë apo Strugë, ne do bëjmë çmos ta ndihmojmë atë pavarësisht se cilës parti i përket. Ne duam që këto qytet të udhëhiqen nga shqiptarët”, shtoi ai.

Kryetari i partisë Alternativa, Agim Gashi u shpreh se çështja e identitetit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është e vështira për t’u zgjidhur nga politika. Zgjidhja e këtij problemi për të është anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Në perspektiven tonë zgjidhja duhet të zhvillohet në dy hapa.  Bullgaria nuk ka nevojë të bllokojë fillimin e negociatave, për shkak se në çdo kapitull të mbylljes apo hapjes të negociatave me BE-në janë 33 kapituj. Ata në çdo kapitull mund të bëjnë bllokimin. Gjithashtu kemi një qasje të neglizhencës nga Bashkimi Evropian në raport me integrimin e të gjithë Evropës Juglindore. Zgjidhja për problemin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është anëtarësimi i kësaj të fundit në BE. Unë mendoj se duhet të anëtarësohen të gjitha shtetet e Ballkanit perëndimor”, përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026