Afrim Gashi: BDI duhet të na ftojë në takim për bashkëpunim
Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të mos kenë bashkëpunim mes tyre. Kryetari i “Alternativës” Afrim Gashi tregon arsyet se pse nuk ka ura komunikim.
“Në asnjë moment ky faj nuk mund t’i bjerë opozitë shqiptare, pasi është partia në pushtet ajo që ka për detyrë ti ftojë liderët e partive shqiptare në takime që kanë të bëjnë me çështje shumë kryesore”,- thotë z. Gashi.
Gazetari Fanko Egro i vë në dukje se analisti Marsel Bilalli gjatë një interviste për Balkan Talks ka thënë: “Opozita nuk arriti të fitojë, pasi nuk ofroi një alternativë të plotë ekonomike e cila do të ngjallte entuziazimin e votuesit shqiptar”. Z. Gashi jep mendimin e tij për këtë.
“Besoni që jo vetëm në Maqedoninë e Veriut por kudo është i njëjti trend dhe s’kemi betejë të programeve. Ne kemi pasur program të shkëlqyer dhe ka pasur zgjidhje për problemet e ekonomisë, arsimit e shëndetësisë”, thotë Afrim Gashi.
Kohët e fundit ai ka sulmuar ashpër qeverinë dhe së fundmi ka kërkuar zgjedhje të parakohshme. Z. Gashi tregon në Balkan Talks se pse ka kërkuar zgjedhje të parakohshëm.
“Ne duam të bëjmë të ditur situatën aktuale si është në të vërtetë dhe shumica parlamentare nuk e kupton. Ka probleme me menaxhimin e pandemisë dhe vazhdon problemi me integrimin. Unë jam i vetëdijshëm për efektet e pandemisë në botë, por unë po them Se Maqedonia e Veriut qëndron më keq në rajon”,-thotë Gashi.
Lexoni gjithashtu:
Premtimi i BDI-së për kryeministër shqiptar, Afrim Gashi: Mashtrimi më i madh në histori
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci në Durrës, arrestohet 45-vjeçari
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin