Agalliu: Rruga e bashkimit të PD duhet të jetë pa Bashën dhe Berishën

4 Korrik 2022 | 09:27

Deputeti demokrat Arbi Agalliu tha në një intervistë për Euronews Albania se rruga e bashkimit të PD duhet të jetë pa Lulzim Bashën dhe Sali Berishën.

Agalliu u shpreh PD ka nevojë për një riformatim real jo si ai që ndodhi me zgjedhjen e Berishës në krye të partisë i cili sipas tij duhet të kishte bërë një hap pas, ashtu siç bëri ish-kryetari lulzim Basha.

“Basha bëri një hap pas, ashtu duhet të bënte edhe Berisha për t’i dhënë mundësinë demokratëve të shkëputeshin zyrtarisht nga përplasja e 2 individëve. Berisha ka një barrë mbi supe, ka dhënë kontribut në PD, por duhet të tejkalonte veten duke u spostuar dhe duke qëndruar si një lider historik dhe këshilltar i kësaj partie”, tha Agalliu.

Sipas tij, ka ardhur momenti që politika në Shqipëri të shkëputet nga mendësitë e vjetra të partisë së kryetarit dhe të drejtohet nga vlerat e vërteta të individit.

“Në 30 vjet partitë në Shqipëri kanë qenë parti kryetarësh. Duhet të ngremë një të ardhme në PD me persona të pastër që nuk kanë lidhje me sistemin komunist”, u shpreh deputeti demokrat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026