Agim Nesho: Ky është sekreti pse Rama po i jep Trump ishullin e Sazanit

19 Mars 2024 | 21:36

Ish-diplomati Agim Nesho, i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, foli në lidhje me investimin që pritet të bëhet në Ishullin e Sazanit, temë që tashmë është kthyer në kryefjalë të mediave.

Nesho u shpreh se ky investim duhet të shikohet në këndvështrime të ndryshme duke shtuar se kreu i qeverisë Edi Rama po përpiqet të blejë influenca siç bën gjithmonë.

“Ky investim duhet të shikohet më thellë. Kjo qeveri ka 11 vjet në pushtet dhe investime e rëndësishme strategjike, ose kanë qenë të limituara ose kanë qenë klienteliste ndaj miqve të  tij. Investitorët kryesorë që janë të rëndësishëm për Shqipërinë, nuk kanë ardhur.

Ky është një dështim. Ne po gjykojmë se është një investim për interes të Shqipërisë apo paraprin disa lëvizje politike që Rama mendon të blejë influenca siç bën  gjithmonë. Shqipëria mund të bënte ashtu siç ka bërë Zvicra. Po të shikosh dhe këto investime e kthejnë Shqipërinë brenda një industrie shërbimi që t’u shërbejnë milionerëve të huaj”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026