Agjenti i Salah konfirmon: Egjiptiani mbetet në Liverpool
Futbollisti egjiptian, Mohamed Salah, ka qenë në vëmendjen e publikut ditët e fundit për shkak të interesimit të Al Ittihad për shërbimet e tij. Megjithatë, duket se asgjë nuk ka dalë nga kjo.
Shumë lojtarë u larguan nga futbolli evropian në këtë afat kalimtar për të shkuar në Arabinë Saudite. U përmend se kështu mund të ndodhë edhe me sulmuesin e Liverpoolit, por kjo nuk do të ndodhë, të paktën tani për tani.
Sipas BBC, Liverpool nuk planifikon të mbetet pa egjiptianin këmbëshpejtë, madje agjenti i lojtarit, Rami Abbas, i ka mohuar zërat:
“Mohamed mbetet i përkushtuar ndaj Liverpool-it. Nëse do të kishim menduar largimin nga Anfield, kontrata e re nuk do të ishte nënshkruar”, ka shkruar Abbas në profilin e tij në Twitter.
Egjiptiani ka bërë 307 paraqitje me fanellën e “Reds”, ku ka arritur të shënojë deri në 187 gola, duke e kaluar kështu Steven Gerrard në listën e të gjitha kohërave të golashënuesve pak ditë më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë