Agron Neza, dëshmitar apo “i penduar” i FBI-së? Analisti Demaliaj ngre dyshimet
Analisti Ilir Demaliaj ngre dyshimet nëse Agron Neza, i cili dyshohet se i ka dhënë 225 mijë dollarë ish-zyrtarit, Charles McGonigal, është dëshmitar apo i penduar i FBI-së.
Në një intervistë për Euronews Albania, Demaliaj u shpreh se nëse Neza i ka dhënë paratë, duhet të tregojë burimin e tyre dhe të hetohet për evazion fiskal.
“Agron Neza si futet këtu? Nuk është rastësi që një ish-punonjës i Sigurimit të Shtetit, pastaj me SHIK-un, vjen në Amerikë dhe unë e njoh atë person, e njoh shumë mirë Agron Nezën. Sesi ky sillet, sesi i ka lidhjet, janë të paqarta deri më tani. Unë e kam takuar rastësisht Agron Nezën rastësisht para “15-katëshit” kur isha në Tiranë para dy javësh. E kanë kthyer në Amerikë se është shtetas amerikan.
Ka dy gjëra. Ose Agron Neza është futur në bashkëpunim me FBI-në, sepse vetëm fakti që ai ka dhënë 225 mijë dollarë, duhet të japë burimin e dollarëve dhe të futet për evazion fiskal. Prandaj duhet të fillojë hetimi për privilegjet që i ka dhënë Rama kompanisë ruse dhe pse ia ka dhënë. Kjo i takon shtetit shqiptar, jo amerikan. Kemi një drejtësi katastrofë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Baçi: Rama ka frikë përballjen me Berishën, ndaj e përjashtoi nga Kuvendi
- “Je hajdut” | Halit Valteri përplaset me Shemsi Prençin: Më dërgo në SPAK
- “S’ishte faji i opozitës”, Debat mes Xhafajt dhe Tedi Blushit për kaosin në Kuvend
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
- 14:55 Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
- 14:46 Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
- 14:36 Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 14:03 Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
- 13:33 Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen