Baçi: Rama ka frikë përballjen me Berishën, ndaj e përjashtoi nga Kuvendi
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi thotë se kryeministri Edi Rama ka frikë të përballet me kryedemokratin Sali Berisha, ndaj dhe ky i fundit u përjashtua nga Kuvendi për 10 ditë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Baçi u shpreh se Berisha ka të drejtë të kërkojë interpelancë me Ramën dhe shtoi se fakti që është i sanksionuar nga SHBA-të, nuk duhet të bëhet pengesë.
“Këto penalitete, do dhe i keqpërdor mazhoranca. Kërkon që të gjithë deputetët e tjerë t’i bëjnë një përjashtim “de facto”, duke mos e vënë sikur nuk ekziston. Është e drejta e tij si deputet, nuk ia heq askush këtë.
Është me rregullore. Rregullorja nuk parashikon që po ishte një deputet “non grata”, unë të heq të drejtën e interpelancës. Ka frikë të përballet me Sali Berishën. Kanë frikë të përballen me Sali Berishën. Sali Berisha e thotë atë që është, ashtu siç është. Ka frikë dhe e shmang”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- “Je hajdut” | Halit Valteri përplaset me Shemsi Prençin: Më dërgo në SPAK
- “S’ishte faji i opozitës”, Debat mes Xhafajt dhe Tedi Blushit për kaosin në Kuvend
- “McGonigal”, Kuvendi pranon kërkesën e grupit të Alibeajt për interpelancë me Ramën
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë