Agron Shehaj e denoncoi për mbylljen e biznesit, reagon kryeministri Rama

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas denoncimit të deputetit demokrat, Agron Shehaj, i cili tha se policia ka mbyllur biznesin e tij dhe terrorizoi punonjësit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama është shprehur se ndërtesa të cilën ushtronte aktivitetin biznesi i Shehajt, është është bllokuar si e paligjshme nga IKMT dhe në bazë të ligjit sapo ka dalë edhe vendimi i konfiskimit.

Kreu i qeverisë ka mohuar akuzat e Shehajt, se me këtë akt ka dashur t’i ushtrojë presion dhe t’i mbyllë gojën.

- Advertisement -

“Deputeti Agron Shehaj paska marrë zjarr nga sulmi policor i orkestruar politikisht mbi biznesin i tij, që ia paska mbyllur policia e regjimit për t’i mbyllur gojën zotit Agron! Pyes dhe ç’të dëgjoj?! Zoti Deputet që bërtet për shtet e paska futur biznesin në një ndërtesë pa leje!

Ndërtesa është bllokuar si e paligjshme nga IKMT me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe në bazë të ligjit sapo ka dalë edhe vendimi i konfiskimit. Deputeti me biznesin e tij janë gjetur brenda ndërkohë që pronari pretendonte se e kishte hotel!

Duket e pamundur që një deputet të bëjë biznes në një ndërtesë të paligjshme dhe t’i turret Policisë nga mikrofoni i parlamentit, duke marrë pozën e një viktime të regjimit për fjalën e tij lirë, por kur merr vesh që ky tip është një ballist foltoreje atëherë shpjegohet gjithçka!”, shkroi Rama në Twitter.

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj deklaroi këtë të enjte, se policia ka mbyllur biznesin e tij dhe ka sekuestruar ambientet në të cilat operonte, pa asnjë leje apo urdhër nga Prokuroria.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, Shehaj u shpreh se forcat e policisë kanë nxjerrë jashtë punonjësit, duke i terrorizuar, pa asnjë mandat ligjor.

Sipas tij, pas kësaj qëndron kryeministri Edi Rama, i cili kërkon që me këto akte dhune dhe përdorimin e policisë, t’i mbyllë gojën atij dhe kujtdo deputeti të opozitës që ngre zërin kundër qeverisë.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Publikohet video e vrasjes së policit Afrim Bunjaku në Kosovë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha deklaroi për mediat se polici që humbi jetën pas sulmit në veri të Kosovës, Afrim...

Reagimi i parë zyrtar i Mbretërisë së Bashkuar për shtimin e trupave në Kosovë

Forcat e Mbretërisë së Bashkuar do të vendosen në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë pas një kërkese të NATO-s. Kjo vjen pas sulmit të...

Goditet me thikë 19-vjeçarja shqiptare në Selanik

Në një park në Selanik ka ndodhur një ngjarje tronditëse këtë të diel rreth orës 5:30 të pasdites. Një person ka goditur me thikë...

TË FUNDIT

Sulmi terrorist në Turqi, ja kush e mori përgjegjësinë

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) ka pranuar se ka kryer sulmin terrorist të ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Ankara të Turqisë. Kjo...

Sulmi në Veri, Sveçla: Ka më shumë terroristë serbë të vrarë se shifra zyrtare

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi për mediat se mund të ketë më shumë terroristë serbë të vrarë në veri. “Aksioni...

Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×